Ballina / Lajme / Kosovë / Flet ish gjenerali serb: Ne kishim spihun brenda familjes së Adem Jasharit, ata ishin të afërmit e tij

Flet ish gjenerali serb: Ne kishim spihun brenda familjes së Adem Jasharit, ata ishin të afërmit e tij

Ish gjenerali serb Stevan Gjuriq , i ftuar në televizionin  Коsmet, tregoi se ishin spihunët shqipat ata të cilët na tregonin se çfarë bënte Adem Jashari.  Gjuriq foli gjerësisht rreth luftës së forcave serbe dhe UÇK-së në Kosmet.

Ish gjenerali serb zbuloi detajet e luftimeve të ushtrisë dhe policisë serbe kundër UÇK-së, dhe ai u përqëndrua veçanërisht në detajet e vrasjes së familjes Jashari.

Ai madje tha se ne e dinim për çdo hap që  bënte Adem Jashari. E dinim se ku po shkonte, çfarë po bënte dhe me kë po takohej, madje edhe parat kur i fuste në xhep ne e dinim tha duke qeshur. Spiunët nuk ishin të vështirë për të gjetur, sepse në atë kohë, shumë shqiptarë po shiteshin për disa mijëra marka – tha Gjuriq.

Gjatë kohës kur po fliste ai ka treguar se spihunët ishin të afërm të familjes së tij.  Madje ai deklaroj se ata e kishin mundësinë t`i vrisnin Jasharajt kurdo që kishin dëshirë.

Gjatë intervistes ai tha se ishte edhe një ish ministër shqiptar i cili i ndihmoj, por nuk ja tha emrin. Ndërsa ai foli edhe për diten e 5 marsit 1998, kur forcat speciale të policisë masakruan Adem Jasharin dhe familjen e tij.

Ndërsa për këtë ngjarje kan shkruar edhe mediat serbe.

/MegaPress.AL/

 

Shikoni gjithashtu

Shenohet 8 Marsi dita Ndërkombëtare e gruas

Sot shënohet 8 Marsi – Dita Ndërkombëtare e Gruas, e njohur edhe si “Dita e …