Ballina / Stili / Seksi dhe Dashuria / Kush më parë arrin kulmin seksual, meshkujt apo femrat?

Kush më parë arrin kulmin seksual, meshkujt apo femrat?

Deri tani është theksuar se meshkujt kulmin e tyre seksual e përjetojnë nga mosha 18 vjeç, ndërkaq femrat dyfish më vonë, mirëpo si duket kemi jetuar në lajthitje.

Kulmin seksual femrat e përjetojnë nga mosha 26 vjeç, ndërkaq meshkujt gjashtë vjet më vonë, ka treguar hulumtimi më i ri i cili rrëzon të dhënat të cilat deri tani kanë vlejtur – 18 vjet te meshkujt , ndërkaq te femrat mezi në 35 vjet.

Në hulumtim shkencëtarët kulmin seksual e kanë definuar si periudhë në të cilën përjetojmë seksin më të mirë, ndërkaq rezultatet i kanë befasuar hulumtuesit, sepse në mënyrë drastike kanë ngritur kufirin për meshkujt, ndërsa kufirin për femrat e kanë ulur paksa, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, femrat avancojnë sipas viteve në të cilat humbin virgjërinë – nga mosha 16 vjeçe, derisa meshkujve kjo u shkon për dore një vit më vonë.

Seksologia Tracey Cox ka komentuar rezultatet sikur i ka pritur kaherë, duke theksuar që meshkujve u nevojitet shumë më tepër kohë që të kuptojnë se si funksionon trupi i femrës, andaj është logjike që shumë më vonë përjetojnë kulmin seksual. /MegaPress/

Shikoni gjithashtu

+ 18 / Modelja më seksi ruse

Viktoria Odintcova nga Shën Petersburgu cilësohet një modelet më seksi ruse. /MegaPress.AL.