Ballina / Fun / Deshtime / Ministria e Kulturës anulon ,,Konkursin e Brendshëm” të cilësuar si të jashtëligjshëm nga artistët

Ministria e Kulturës anulon ,,Konkursin e Brendshëm” të cilësuar si të jashtëligjshëm nga artistët

Në një njoftim zyrtar në web faqen e MKRS-së është bërë publike anulimi i konkursit për zgjedhjen e drejtorit të Qendrës Kinematografike të Kosovës, QKK-së.

Artistë dhe filmbërës nga shoqatat Unioni i Artistëve të Filmit të Kosovës dhe shoqata e filmbërësve të Kosovës ARTE 7 menjëherë kishin reaguar për një konkurs të shpallur nga MKRS, pikërisht në ditët e festës më 29.12.2017 i cili do të zgjaste i hapur vetëm 8 ditë. Konkursi ishte shpallur i brendshëm që nënkuptonte se mund të konkuronin vetëm shërbyesit civil të MKRS-së dhe ishte bazuar në një nen të Ligjit për shërbyesit Civil, duke anashkaluar ligjin e Punës dhe atë përkatës Ligjin për Kinematografi.

Artistët protesuan ashpër duke e quajtur konkursin planifikim të rizgjedhjes së drejtorit të tanishëm të shumë përfolur dhe akuzuar për menaxhim të dobët e keqpërdorime të shumta.

Por doli që ky konkurs të jetë shpallur gabim sepse drejtori i Qendrës Kinematografike të Kosovës nuk është shërbyes civil sipas Ligjit të Punës por Funksionar Public i zgjedhur nga udhëheqës politik.

Duket që me tu njoftuar kabineti i ministrit nga shoqatat e artistëve për këtë manipulim ose keqpërdorim të detyrës nga persona të cilët dyshohet se duan të ruajnë pozitat e tyre dhe mbrojnë interesat apo ,,manipulimet” siç quhen nga artistët, ministria ka reaguar në mënyrë ligjore dhe ka anuluar ,,konkursin e brendshëm”.

Bazuar në këtë, artistët dyshojnë hapur që dikush ka manipuluar me institucionin duke u munduar ta rizgjedhë jashtëligjshëm personin e preferuar. Artistët dyshojnë gjithashtu se persona brenda Ministrisë së Kulturës kanë mbuluar me dokumente të jashtëligjshme shumë parregullsi të bëra nga institucioni i QKK-së. Artistët presin edhe nga prokuroria e shtetit pasi që kanë ofruar mjaft dëshmi për keqpërdorimet dhe prandaj presin zgjidhjen e kësaj errësire kulturore që ka kapluar kinematografinë vendore.

Regjisori Luan Kryeziu ka publikuar lajmin për anulimin e konkursit dhe me këtë rast ka falenderuar udhëheqjen e re të MKRS-së duke u shprehur falenderues për mirëkuptimin dhe shpresën që edhe vërejtjet tjera të komunitetit artistik të mos bijnë në vesh të shurdhër si më parë.

Ndërsa regjisori Jeton Ahmetaj ka shkruaj një koment mjaft domethënës duke cituar vërejtjen se nuk është problemi te anulimi i konkursit të parregullut, por te insistimi i dikuj nga MKRS që të zgjedhin me cdo kusht personin e caktuar.

Sipas Ligjit të Punës për konkursin public flet neni 8 cili përcakton saktë:

Neni 8

Konkursi public

  1. Punëdhënësi në sektorin publik, është I obliguar që të shpall konkurs publik sa herë që pranon një punëmarrës dhe themelon një marrëdhënie të punës.
  2. Konkursi duhet të jetë I barabartë për të gjithë kandidatët e synuar, pa asnjë lloj diskriminimi, ashtu siç parashihet me këtë ligj dhe aktet tjera në fuqi.

 

Ligji për kinematografi ne nenin 32 specifikon saktë

Neni 32

32.1.Për emërimin e drejtorit të QKK, Ministria e Kulturës shpall konkurs publik. Drejtorin e QKK e emëron Ministri për Kulturë nga lista me jo më pak se dy kandidatë që propozohen nga komisioni për zbatimin e konkursit. Për drejtor të QKK emërohet personi që ka arsimim universitar, që ka aftësi organizative e menaxhuese, ose kineast a krijues me reputacion.

32.2.Asnjë person nuk mund të emërohet dhe pas emërimit të mbetet në postin e drejtorit nëse krijon ose mban edhe një punë aktive a post tjetër, si dhe në rastet nga paragrafi 4 të nenit 30 të këtij ligji.

32.3.Drejtori emërohet në mandat katër vjeçar me mundësi të rizgjedhjes edhe njëherë radhazi.

32.4.Pagën e drejtorit e përcakton Ministri i Kulturës. 32.5.Shkarkimi i drejtorit bëhet po me vendim të Ministrit për Kulturë në përputhje me ligjin dhe statutin e QKK.

Megapress/al

 

Shikoni gjithashtu

Shenohet 8 Marsi dita Ndërkombëtare e gruas

Sot shënohet 8 Marsi – Dita Ndërkombëtare e Gruas, e njohur edhe si “Dita e …