Ballina / Ekonomi / Sektori minerar potencial i madh për zhvillim ekonomik-OAK

Sektori minerar potencial i madh për zhvillim ekonomik-OAK

Kryetari i Odës së Afarizmit të Kosovës z. Skënder Krasniqi me bashkëpunëtor priti në takim znj. Sabina Strmic Palinkas dhe Melanie Forien nga “Uit The Arctic University of Norway”.

Në këtë takim u diskutua për projektin me të cilin janë duke u marr aktualisht përfaqësueset e këtij Universiteti, që ka të bëjë me fushën e studimit të sektorit të minerave dhe mineraleve në Kosovë.

Znj. Palinkas dhe Forien shprehën gatishmëri për të bashkëpunuar me OAK-në dhe Universitetin e Mitrovicës me qëllim të shkëmbimit të përvojave në fushën e kërkimit minerar, si dhe shkëmbimin e studentëve ndërmjet Kosovës dhe Norvegjisë.

Po ashtu të dyja palët u pajtuan që të rritet bashkëpunimi, në mënyrë që ekspert të rinjë nga Kosova të kenë mundësi që të punojnë për periudha afatshkurtëra në kompanitë minerare në Norvegji dhe të kenë mundësi që të sjellin këtu praktikat e mira të tyre.

Megapress.al

Shikoni gjithashtu

Shenohet 8 Marsi dita Ndërkombëtare e gruas

Sot shënohet 8 Marsi – Dita Ndërkombëtare e Gruas, e njohur edhe si “Dita e …