Ballina / Stili / Sport / Fitness / Valon Faiku profesionisti i fitnesit dhe trainer i liçensuar nga Federata e Bodybuldingut të Kosovës

Valon Faiku profesionisti i fitnesit dhe trainer i liçensuar nga Federata e Bodybuldingut të Kosovës

Valon Faiku është një nga trajnerët më të njohur në Kosovë. Këtë profesion e ushtron që nga 2003, ndërsa ka më shumë se 15 çertifikata, mirnjohje nga fitnesi dhe është  trainer i liçensuar nga Federata e Bodybuldingut të Kosovës. Ndërsa suksesi që vlen të veçohet është një nder klientet Bled Memaj i cili arriti të shpallet kapion në Kosovë dhe kampion Ballkanik në kategorin Junior 18 vjeç.

1. Lirie Sahiti: Kur keni filluar të mereni me fitnes dhe stilin e shëndetshëm të jetës?

Valon Faiku: Me fitnes kam filluar të mirrem në vitin 2003. Stili i shëndetshëm i jetës është kur ne merremi me fitnes dhe e kontrillojm të ushqyerit. Vet fakti tregon se ne jemi të shëndetshëm fizikisht dhe të gatshëm psiqikisht.

2. Lirie Sahiti: Ju jeni instruktor – trajner fitnesi çka do te thot kjo për ju?

Valon Faiku: Të jeshë trainer nuk është thjesht vetë trainer fitnesi. Puna si trainer kërkon njohuri dhe përkushtim për këtë sport, sepse këtu është në pyetje shëndeti i njeriut.  Çdo punë kërkon përkushtim dhe kujdes.

3. Lirie Sahiti: Çka duhet të din fillimisht ushtruesit e fitnesit?

Valon Faiku: Ushtruesit e fitnesit së pari duhet të konsultohen me trainerin a kan ndojë problem shendetsor, a janë marr me sport kohën e fundit, a kan ndonjë sëmundje trasheguese nga familjarët. Çdo ushtrues duhet të dij se çfar kërkon psh mass, definim apo për ta shëruar ndonjë sëmundje apo vetëm thjesht fitnes.

4. Lirie Sahiti: Nga kush i ke fituar mësimet të cilat i pason tek klientet e tu?

Valon Faiku: Mësimet e mija i kam fituar nga trainer të ndryshëm shqiptar edhe ata ndërkombëtar. Vlen të cekët se unë si trainer posedoj më shumë se 15 çertifikata, mirnjohje nga fitnesi dhe jam trainer i liçensuar nga Federata e Bodybuldingut të Kosovës.

5. Lirie Sahiti: Sa është i rrezikshme  përdorimi i proteinave çdo ditë?

Valon Faiku: Proteina është ushqim shtesë, dhe gjithçka çfar ka në të është natyrale kur nuk mundë t`i plotsojm nevojat ditore me ushqim dhe kërkojm më shumë. Atëherë është e nevojshme proteina shtes. Çdo gjë që përdoret në mënyr të pankontrolluar është e dëmshme.

7. Lirie Sahiti: Ju keni një konstrukt trupor mjaft të zhvilluar, sa kohe ju është dashur për të arritur këtë formë?

Valon Faiku: Koha në Bodybulding nuk ekziston, sa ta kesh jetën është mirë që të merresh me sport. Ka 10 vite që merrem me këtë sport.

7. Lirie Sahiti: Si është rutina juaj e trainingut?

Valon Faiku: Rutina ime e trainingut është 5 herë në javë, një muskul deri në 2 në ditë kombinim.

8. Lirie Sahiti: Cilat do i veçoje si ushtrimet më të mira sipas jush, pasi qe jeni ekspert fitnesi?

Valon Faiku: Nuk ka veçime, vetëm duhet cekur se shumica e klientëve i anashkalojn këmbët që janë shtylla e trupit të njeriu.

Pra kur mendojmë për një trup të bukur së pari duhet të mendojm për kembë, të cilat asesei nuk duhet anashkaluar.

9. Lirie Sahiti: A je instruktor i ndonji VIP-i të Kosovës?

Valon Faiku: Po por duhet të jetë sekret. Jo një po disa prej tyre kërkojnë ndihm nga unë si trainer fitnesi.

10. Lirie Sahiti: Na trego përvojat tuaja që ke arritur deri tani në Kosovë edhe jashtë vendit!

Valon Faiku: Përvoja ime si tariner ka që 4 vite në Gold Gym, ndërsa sukseset e mija me klient janë të shumta. Vlen të veçohet një nder klientet Bled Memaj i cili arriti të shpallet kapion në Kosovë dhe kampion Ballkanik në kategorin Junior 18 vjeç.

11. Lirie Sahiti: Çka konsideron si sukses në karieren tuaj?

Valon Faiku: Suksesi qe vlen të veçohet është shpallja e klientit tim si kampion ballkanik.

12. Lirie Sahiti: Ku janë fituar këto trofe?

Valon Faiku: Të gjitha janë të klienteve te mij, të cilët i ushtroj si trainer personal.  Veçanërisht viti 2017 ishte viti i suksesit. Besojmë qe viti 2018 ,do të sjell edhe më shum kupa e fitore në Prizren. Trofet janë fituar në Kosovë dhe Ballkan.

13. Çka të bënë më të veçantë sesa instruktoret – trajneret e tjer të fitneseve?

Valon Faiku: Përvoja, sukseset dhe kariera e ndërtuar në këtë sport, gjthashtu dëshira për të arritur suksese me klientat.

14. Lirie Sahiti: Çfarë do t`i këshilloje ata që do të dëshironin ta ken formen e trupit tuaj?

Valon Faiku: Qe mos të ndalen kurr dhe të kenë perkushtim për ket sport sepse ky sport sjell vetëm te mira.

Lirie Sahiti: Faleminderit për kohen që ndat për të ju intervistuar.

Valon Faiku: Faleminderit juve.

/MegaPress.al/

Shikoni gjithashtu

Ky ushtrim boksi është më efektiv në skulpturimin e muskujve të barkut sesa çdo ushtrim tjetër (Video)

Nëse dëshironi që sa më parë të keni muskuj barku, atëherë ndoshta ka ardhur koha …